Klos, makina rrëshket në rrugë dhe përplaset me murin mbrojtës të një banese, lëndohet shoferi

30 Prill 2026, 20:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Klos, makina rrëshket në rrugë dhe përplaset me murin

Një automjet tip benz u përplas me murin mbrojtës të një banese vetëm pak metra larg rreth-rrotullimit të rrugës së Arbrit në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.

Automjeti po lëvizte në drejtim të Klosit por për shkak të lagështisë ka rrëshqitur dhe është ndalur pak para se të përfundonte në oborrin e banesës së familjes Doka.

Për fat të mirë nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Kjo pjesë rruge vazhdimisht ka qenë burim aksidentesh, ndërsa familja e Klodian Dokës ka apeluar për rritjen e sigurisë pasi mjetet rrezikojnë t’i biejnë mbi banesë.

Ai e ka ndërtuar vetë murin mbrojtës me gurë pasi barrierat metalike që kishte vendosur kompania ndërtuese janë dëmtuar nga aksidentet e shumta që kanë ndodhur.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide