Lala: Spiropali të bëhet e penduar e drejtësisë, të trimërohet dhe të na tregojë anët e errëta të PS-së

30 Prill 2026, 23:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Lala: Spiropali të bëhet e penduar e drejtësisë, të

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, reagimin e ish-ministres Elisa Spiropalit pas paralajmërimit të Ramës për të mos shkruar kundër PS, ndryshe do të përjashtohet nga partia, i bëri thirrje deputetes socialiste që të trimërohet duke u bërë e penduar e drejtësisë dhe të tregojë anët e errëta të qeverisjes.

“Zonja Spiropali reagoi kur u largua nga qeveria dhe ju prishën interesat e veta. Por ndaj të njëjtin qëndrim me Preçin që sa i përket faktit që nuk iu bashkua votimit për Ballukun është akt politik. Por Spiropali ka legjitimuar të gjithë aferat, korrupsionin, maskarallëqet që kanë ndodhur. Ka të drejtën e vet të flasë dhe të na tregojë atë pjesë që nuk njohim tërësisht. Ajo të dëshmojë, meqë ka nisur këtë betejë, të trimërohet dhe të na tregojë anën më të errët të Partisë Socialiste.

Nëse Elisa Spiropali do të shndërrohej jo në të penduar drejtësie, të rrëfejë anën e errët, t’i bëjë shërbim të madh Shqipërisë. Por nëse na vajton se vajtën tatimet te biznesi i saj, mbetet një vajtojcë e vogël”- tha Lala.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide