"U ankua kompania në ambasadën holandeze!"/ Ola Xama shpjegon zanafillën dhe dështimin e tenderit për portin në Porto Romano

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar zanafillën e tenderit për portin e ri në Porto Romano dhe dështimin e tij, pas ankesave të kompanive dhe nisjen e hetimeve nga SPAK.
"Për herë të parë projekti i Porto Romanos, që është port i ri tregtar, ka nisur të diskutohet në 2019 dhe 2020, kur qeveria nisi negocitat me Mohamed Alabbar për marinën turistike në Portin e Durrësit, marrëveshje që u konkretizua nga Kuvendi në 2022. Në 2023 u themelua kompania e përbashkët mes shtetit dhe palës private dhe nisi zbatimi i projektit për pallate. Që në këtë vit, qeveria shpalli planin për të ndërtuar port të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, që do të ishte ura lidhëse e Korridorit të 8.
Ka patur shumë kundërshti nga ekspertët nëse duhet të jetë porti në atë zonë, pasi porti aktualisht ka gji natyral, është më i madh në metra linear se në Porto Romano, por po ashtu edhe sa i takon gjerësisë, është 38 ha në Porto Romano dhe kemi 80 ha në Portin e Durrësit, por edhe për kapacitetet përpunues, që të bën konkurent me rajonin.
Në 2023 nisi projekti teknik. Në 2022 dëgjojmë disa deklarata nga ministrja e Infrastrukturës dhe Ramës, që tha Porti i ri do të jetë strategjike e NATO dhe ka shprehur interes NATO. Nuk u pa që aleanca të tregonte interes në investim dhe financim. Më pas, u bë takim me kompani ndërkombëtare që do ta zhvillonin me koncesion, rreth 400 mln euro që kushton për fazën e parë. Sepse për fazën e dytë mund të kapë 1 mld euro.
Sërish asnjë nga këto kompani nuk shfaqi interes. Në fund, qeveria vendosi të ndërhyjë në buxhet, kaloi 390 mln euro për ndërtimin. Tenderi u hap në korik 2024. Procedura e parë u anullua, vetëm një kompani pagoi garanci. U hap sërish, morën pjesë 5 kompani. Kompania kineze u skualifikua. Një konsorcium belgo-franceze, u skualifikua pasi nuk solli punimet që kishte kryer te një projekt në Francë, në vlera miliarda euro, sipas konsorciumit që kishte qenë, sipas rregullave në Shqipëri. Komisioni i Prokurimit Publik nuk e shqyrtonte pa paguar 2 mln euro. Për kaq ditë nuk arriti dot.
Kishte edhe një kompani hollandeze që u skualifikua. Mbeti vetëm një kompani me bazë në Qipro, Arkirodon dhe një kompani holandeze. Këto të dyja, kaluan në fazën që mund të jepnin ofertë financiare.
Kompania hollandeze, iu kërkua të bënte ekuivalentimin e licensave në kohë, për të vijuar me dhënin e ofertën. Nuk arriti të bëjë ekuivalentimin, madje ka patur ankesa, kompania ka dërguar letër kryeministrit, ambasadës hollandeze, që është interesuar pranë autoritetit portual, që përse po krijoni një skualifikim të padrejtë.
Si përfundim, edhe pas këtyre tentativave, kompania skualifikohet dhe mbetet vetëm Arkirodon, kompani e regjistruar në Qipro", deklaroi Xama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


