Jilldiz trondit Juven, dëmtohet dhe rrezikon Parmën

Në shtëpinë e Juventusit janë disa lojtarë që po monitorohen në prag të transfertës të së hënës mbrëma në Parmë. Mekenit dhe Kopmeinersit, të cilët dolën të dëmtuar nga ndeshja ndaj Leçes dhe kanë vazhduar me stërvitje të diferencuar (por gjendja e tyre nuk shqetëson), i janë bashkuar edhe Jildiz e Renato Veiga.
Alarm ka për turkun, i cili gjatë stërvitjes së djeshme pësoi një traumë në kofshë. Situata do të vlerësohet ditë pas dite, me shpresën e trajnerit Tudor, që festoi dje 47-vjetorin e tij në Kontinasa, që të bëhet fjalë vetëm për një goditje të lehtë.
Por prania e tij në stadiumin Tardini është shumë në dyshim. Mbrojtësi portugez nuk është stërvitur për shkak të një gjendjeje gripale.
Edhe Perin dhe Mbangula kanë vazhduar stërvitjen e ndarë nga grupi. Skuadra zhvilloi një seancë pune të përqendruar në forcën fizike në palestër, përpara se të fokusohej tek aspekti taktik në fushë. Tani fokusi është te rikuperimi i Jildizit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


