Pashkët katolike/ Papa Leone XIV: Bota e plagosur nga luftërat dhe abuzimi

Në mesazhin e tij për Pashkën katolike, Papa Leone XIV deklaroi se bota sot është e mbushur me plagë nga luftërat, padrejtësitë dhe abuzimet, por theksoi se Zoti mbetet i pranishëm përmes shpresës që sjell ringjallja.
“Ne e shohim të keqen në padrejtësi, në egoizmin e individëve, në shtypjen e të varfërve dhe në mungesën e vëmendjes ndaj më të prekshmëve”, u shpreh papa, duke nënvizuar se dhuna dhe konfliktet po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi njerëzimin.
Ai foli për “plagët e botës” dhe britmat e dhimbjes që vijnë nga çdo anë, duke përmendur abuzimet ndaj më të dobëtve, shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe shkatërrimin që sjell lufta.
Megjithatë, Papa theksoi se shpresa nuk mungon: “Zoti është gjallë dhe mbetet me ne. Përmes çarjeve të ringjalljes që hapen në errësirë, ai ia beson zemrat tona shpresës”.
Në predikimin e tij, ai u ndal edhe te sfidat e brendshme të njeriut, si zhgënjimi, vetmia dhe lodhja shpirtërore, duke i krahasuar me një “tunel pa dalje”. Por, sipas tij, edhe në momentet më të errëta, gjithmonë lind diçka e re.
“Pashka na kujton se në Krishtin e ringjallur, një krijim i ri është i mundur çdo ditë. Është një fillim i ri dhe një këngë shprese për të gjithë njerëzimin”, përfundoi Papa Leone XIV.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
