Investigimi i “The Sun”: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe! Çfarë tregojnë shifrat e reja

5 Prill 2026, 11:42 / AKTUALITET ALFA PRESS
Investigimi i “The Sun”: Pesë shqiptarë burgosen

Sipas një investigimi të “The Sun” çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar dënohen me burg rreth pesë shtetas shqiptarë. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se gjatë vitit deri në shtatorin e kaluar, 1,865 shqiptarë u dërguan në burg.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë vazhdimisht përqindjen më të lartë të të huajve në burgjet britanike, rreth 9% të totalit prej 75,289 të burgosurve aktualë. Një analizë e veçantë e The Sun tregon se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 58 shqiptarë janë dënuar me të paktën një vit burg për krime që variojnë nga trafikimi i drogës deri te trafikimi i personave.

Sipas ligjit britanik, të huajt që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë marrin automatikisht urdhër deportimi pas vuajtjes së dënimit.

Ligje të reja, të propozuara nga Partia Laburiste, parashikojnë që disa të burgosur mund të deportohen edhe pas një të tretës së dënimit, nga gjysma e dënimit aktualisht. Që nga zgjedhjet e vitit 2024, sipas Laburistëve, mbi 58,500 emigrantë të paligjshëm dhe të huaj të dënuar janë larguar ose deportuar nga Britania e Madhe.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje transferimi burgjesh me Shqipërinë, që do të thotë se çdo shqiptar që dënohet me mbi katër vjet nga një gjykatë britanike mund të kthehet në vendin e tij për të vuajtur dënimin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Qeveria ka rritur ndjeshëm deportimin e të huajve të dënuar, me mbi 8,700 të larguar që nga korriku 2024 – një rritje prej 32% krahasuar me 19 muajt e mëparshëm. Për më tepër, po ndryshojmë ligjin që të lejojmë deportimin e të burgosurve të huaj më herët se kurrë më parë.”

Po ndodh...

ide