Rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja në Itali

Policia arrestoi një pakistanez dhe një afgan të akuzuar për rrëmbim me qëllim të zhvatjes, dhunës seksuale, lëndimit dhe favorizimit të imigracionit të paligjshëm.
Viktima është një 17-vjeçare me origjinë siriane, e cila u arratis me familjen në Turqi gjatë luftës dhe prej andej, pas tërmetit të shkurtit 2023, në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa ndaj një shqiptareje, në kërkim për të njëjtin hetim dhe e pagjurmueshme është lëshuar nga policia një urdhër arresti.
Çështja është komplekse dhe hetimet kanë qenë të vështira. Gjatë udhëtimit për në Gjermani, vajza – me babanë, nënën, gjyshen dhe vëllain e saj – përfundoi në duart e trafikantëve që ndanin gratë nga burrat në Slloveni.
Të parët u braktisën në një shtëpi ferme në Reggio Emilia, të dytat në autostradën afër Udines. Më pas 17-vjeçarja u dërgua diku tjetër dhe familjarët e saj u detyruan të paguanin një shpërblim për lirimin e saj.
Gjatë asaj periudhe, sipas rindërtimit të ngjarjeve, ka pësuar abuzime dhe dhunë, duke përfshirë edhe një thyerje të krahut. 30 majin e kaluar ajo u gjet në Lodi nga një punonjëse karburanti në një zonë shërbimi dhe prej aty policia filloi hetimet.
Policia e koordinuar nga Prokuroria e Lodit dhe Prokuroria pranë Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Bolonjës, arrestuan dy të huajt. U gjetën edhe dy automjete Mercedes të përdorur për të çuar familjen në Itali.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


