Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit, gazetari Bushkola: Familjes mund t’i kenë lindur dyshime për shkak të deklaratave kontradiktore të Policisë

17 Dhjetor 2024, 22:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit, gazetari Bushkola: Familjes mund

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku i viktimës.  Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.

Në emisionin Open në News24,  gazetari Elkjer Bushkola tha se pamjet nuk tregojnë momentin e vrasjes. Bushkola shprehet se pamjet tregojnë kur ndodh konflikti, por jo momenti i vrasjes.

Gazetari tha se vetë nga ana e Policisë ka pasur deklarata kontradiktore nga zyrtarët e policisë, çka mund të ketë ngritur dyshime të familja. “Institucionet nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga kjo ngjarje e rëndë. Shqetësimi i prindërve mund të qëndrojë, sikundër nuk kemi asnjë reflektim nga ana e institucioneve. Një muaj nga krimi nuk ka asnjë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, nga shkolla, nga institucionet, që të paktën të shkonin për ngushëllim në familjen e Martin Canit”, tha Bushkola.

 

Po ndodh...

ide