Rrëzohet nga ballkoni në Shëngjin, i riu dërgohet me urgjencë te Trauma
20 Korrik 2025, 20:20 / AKTUALITET

Një i ri 23-vjeçar ka rënë nga lartësia e një ballkoni në plazhin e Shëngjinit.
Raportohet nga policia se R.I., ra aksidentalisht dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Sakaq, po vijojnë hetimet e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.
23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


