Sarandë/ Ndjekje si në filma: Braktisi "Porche-n" dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet me skaf
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon.
Një automjet luksoz tip “Porsche” Panamera është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin në të.
Por në momentin e ndalimit, njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes. Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në det gjatë arratisjes.
Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.
Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det.
Ai është nxjerrë në shëtitore dhe është shoqëruar në komisariat nga forcat “Shqiponja”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
