Sherr i rëndë brenda familjes! Bashkë me djalin dhunon vëllanë, arrestohet 62-vjeçari në Ksamil
Dy persona janë arrestuar në Ksamil pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një të afërmi të tyre.
Sipas Policisë, të ndaluarit janë babë e bir, të cilët gjatë një konflikti familjar më 28 korrik 2025, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një 57-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i njërit prej tyre.
I dhunuari ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e dhunës. Ngjarja është zbardhur nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kryer arrestimet në flagrancë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton Policia.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
