Sherr mes të rinjve në Vlorë, një i plagosur me thikë dhe tre me sende të forta

9 Mars 2025, 16:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr mes të rinjve në Vlorë, një i plagosur me thikë

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Policia e qytetit njofton se një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa tre të tjerë një 19-vjeçar, një 30 dhe një 32 vjeçar kanë mbetur të plagosur me sende të forta, fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128