Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik.
“Ju njoftoj se ditën e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45, KQZ përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendi: Depo e DHL në Prishtinë”, ka thënë Elezi.
Rreth 58 mijë votues kanë përzgjedhur votimin me postë, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë pakon me fletëvotim në adresën e tyre. Votimi përmes postës ishte planifikuar të fillojë të premten, por shtypja e fletëvotimeve në Slloveni të dedikuara për votuesit jashtë Kosovës, është përmbyllur vetëm më 12 dhjetor. /Kosovapress
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
