Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke manipuluar elementë që kanë punuar për PS
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ku një ditë më parë në kryesi ka pasur edhe debate me tone të larta mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës.
Në përgjigje të një komentuesi, i cili i tha se “duhet të ulni gjakrat”, Berisha u shpreh se ka nga ata demokratë që hanë turpin me bukë, duke theksuar se pas zgjedhjeve ata janë punësuar në administratë.
Po ashtu, kryedemokrati deklaroi se “ka edhe nga ata demokratë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që ata kanë”, duke theksuar se “PD nuk pranon asnjë kontratë tjetër, përveç atë me qytetarët shqiptarë”.
“Ju siguroj se mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Nuk ka një përçarje, ju garantoj, Po pas zgjedhje të PD pati demokratë që hanë trupin me bukë dhe vrapuan u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Unë dua tu them ju që kjo parti ka dhe do ketë vetëm një qëllim, idealin e lirisë, rikthimin e votës së lirë. Kjo parti nuk do të qëndrojë për kontratat e asnjeriu. Kontrata jonë është me qytetarët, për demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Ndaj asnjë shqetësim nuk duhet të kesh. Ata që zgjedhin për t'u bërë zhurmues në favor të Edi Ramës, duke mashtruar, duke manipuluar elementë që kanë punuar haptas ndaj PS dhe deputetëve të PS. Madje kanë dalë edhe kandidatë në bashkinë e Tiranës kundër kandidatëve të PD, ata janë fals, nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet tona. Kjo është koha e misionarëve”, tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha tha se më 22 dhjetor do të nisë beteja e opozitës, betejë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e pushtetit. Gjithashtu shtoi se do të vazhdojë deri në krijimin e qeverisë teknike.
“Ata që zgjedhin të bëhen zhurmues të Edi Ramës dhe të punojnë haptas kundër PD madje kanë ndarë edhe kandidatë të Bashkisë së Tiranës. Ata janë fals. Nuk kanë asnjë të përbashkët me demokratët. Por kjo është koha e misionarëve”, tha ai.
Berisha dha edhe një koment për zgjedhjen e Endri Shabanit Avokat Populli, duke thënë se mazhoranca tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë.
“Ne duke menduar se interesi i qytetarëve është të kenë Avokat në këtë shtet ku dhunohen të drejtat. Me aktin që kreu Rama, zgjedhjen e Shabanit, Avokat Populli pasi opozita kishte tërhequr firmat ndaj tij, tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë. Kryesia e PD mori vendimin të ndërpresë çdo bashkëpunim me mazhorancën e krimit”, tha Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
