Morën peng dhe dhunuan 32 vjeçarin/ Lirohet “Duçja”, vëllai i deputetit dhe dy të tjerë (EMRAT)

Vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, Altin Nallbati i njohur ndryshe si “Duçja” si dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku, kanë lënë ambientet e burgut të Drenovës, pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Pas 40 ditësh qëndrimi në masën e sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi lehtësimin e masës për shkak të mbledhjes së provave dhe kryerjes së veprimeve hetimore shtesë nga ana e Prokurorisë.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar 32-vjeçarin Ilir Topçiu. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 27 tetor, ku tre shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë marrë me forcë nga banesa e tij në fshatin Vishocicë, Topçiu dhe e kanë çuar në ambientet e një biznesi privat, ku e kanë mbajtur për disa orë duke e dhunuar dhe kërcënuar.
Po ashtu shtetasit e mësipërm rezultojnë edhe me precedentë të mëparshëm penal.
Trajan Çeliku dhe Marsel Buci u përfshinë në ngjarjen e regjistruar më 1 Tetor në qytetin e Bilishtit, ku së bashku me një shokun e tyre, sulmuan me dru bejsbolli, 39-vjeçarin Guri Mazelliu. Në atë ngjarje, Marsel Buci mbeti i plagosur me thikë.
Ndërkohë, Alti Nallbati, vëllai i deputetit të PD-së Bledion Nallbati u përfshi në ngjarjen e ndodhur më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku u kunfliktua me një shofer kamioni dhe e dhunoi me grushte.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
