STATISTIKA/ Përballje në kohë të “gabuara”, Dinamo vuan ndaj Egnatias

Dinamo do të përballet me kampionët e Egnatias, aty ku natyrisht i pret një sfidë e vështirë përballë një rivali që vjen me petkun e kampionit. Skuadra rrogozhinase ka vënë diktatin në futbollin shqiptar gjatë 2-3 viteve të fundit, duke fituar gjithçka, megjithatë edhe Dinamo duket se është kthyer fuqishëm, pasi pikërisht ndaj Egnatias, fitoi Kupën e Shqipërisë pak muaj më parë. Të dyja skuadrat, pritet të dhurojnë një dneshje emocionuese dhe me spektakël në “Air Albania”, pasi veç cilësve që kanë fushë, kanë padyshim edhe dy strategë në drejtim ku në njërën anë është profesori Ilir Daja e në anën tjetër, ndoshta nxënësi i tij më i mirë, Edlir Tetova.
STATISTIKAT- Nëse shohim statistikat e ndeshjeve direkte, Egnatia ka një dominim të dukshëm ndaj Dinamos, duke e mundur 8 herë në 20 përballjet mes tyre. 3 sfida të tjera, i ka fituar Dinamo ndërsa plot 9 janë mbyllur në barazim mes skuadrave, por në një nga këto barazime, Dinamo ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë, pikërisht në sezonin e fundit, aty ku fitoi pas goditjes së penalltive pasi koha e rregullt u mbyll në barazim. Sa i përket golaverazhit, Dinamo ka shënuar 15 herë, kundrejt 24 golave që ka realizuar Egnatia, duke qenë sërish inferiore edhe në këtë statisikë.
FORMA E SKUADRAVE- Statistika të tilla, natyrisht që në kampin e Dinamos nuk ndikojnë duke ditur se skuadrat janë përballur me njëratjetrën në kohë të ndryshme. Në vitet e fundit, blutë kanë pasur oshilacione të shumta me ngjitje dhe rënie nga kategoria, ndërsa në anën tjetër, Egnatia ka shkëlqyer si në Kategorinë e Parë, ashtu edhe në Superiore, duke qenë me statistika pozitive thuajse ndaj çdo kundërshtari.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
