“Grida Duma ka negociuar me Ramën, Salianji ka marrë në telefon deputetët!”/ Sali Berisha nxjerr “blof” Flamur Nokën: S’ka pasur urdhër për Shabanin, dal unë garant!

14 Dhjetor 2025, 14:39 / POLITIKË ALFA PRESS

“Grida Duma ka negociuar me Ramën, Salianji ka marrë në
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë publikisht pretendimet e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, lidhur me firmat e deputetëve demokratë në mbështetje të Endrit Shabanit.

Berisha ka garantuar se nuk ka pasur asnjë urdhër për firmosjen e kandidaturës së Shabanit, duke përjashtuar çdo rol apo ndikim të Ervin Salianjit në këtë proces.

Sipas Berishës, firmat janë dhënë në kuadër të klimës politike të krijuar për bashkimin e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dhe jo si rezultat i një vendimmarrjeje të organizuar apo të komanduar.

“Kandiatura e Endrit Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë iu garantoj. Nuk ka pasur një urdhër nga drejtues të PD që të firmosnin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar për bashkimin për Bashkinë e Tiranës. Asnjë urdhër nuk ka pasur që të firmoset për Endrit Shabanin. Firmat ishin gabim, akt i nxituar. Zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat se firmat ishin tërhequr”, tha Berisha.

Deklarata e tij vjen një ditë pas prononcimit të Flamur Nokës, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së PD, foli për zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe për firmat e dhëna nga deputetë demokratë.

Ai tha se disa deputetë kanë pranuar se janë kontaktuar personalisht nga Ervin Salianji, duke përmendur edhe “gojëdhëna” sipas të cilave ish-deputetja Grida Duma do të kishte qenë negociatore e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e Shabanit.

"Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë. Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon.

Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës...

Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy.

Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.

Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson... Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Dëgjoni dhe anëtarë të tjerë.

Në mbledhjen e grupit kam qenë i nga të vetmit që kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ky është qëndrimi imi personal në raport me këtë çështje që po thoni”, tha Noka një ditë më parë.

 

Po ndodh...

ide