Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në zonën e plazhit, pranga dy të rinjve në Durrës

23 Qershor 2023, 15:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në zonën e

Finalizohet operacioni i koduar ‘Qindra’. Policia e Durrësit ka vënë në pranga 25-vjeçarin M.M., dhe 23-vjeçarin E.Gj,, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe shisnin kokainë në lokalet e natës në zonën e plazhit.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza, automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

NJOFTIMI:

Finalizohet pas një periudhe 5-mujore hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Qindra”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Po ndodh...

ide