Shpërthimi në apartamentin e motrave Nikolli, zbulohet kush ishte autori që vendosi tritolin

Pesë ditë më parë një shpërthim me tritol ka ndodhur në një pallat në Elbasan ku mbeti i plagosur rëndë një djalë 26-vjeçar. Tritoli u vendos me shënjestër dy motra që jetonin në atë pallat dhe i plagosuri ishte i rastësishëm dhe i pafajshëm. Xhovana Nikolli një vajzë e njohur në rrjete sociale dhe motra e saj Alda Nikolli besohet se ishin shënjestra për tu goditur nga shpërthimi.
Së fundmi policia ka fiksuar nga kamerat e sigurisë autorin i cili vendosi lëndën plasëse me porosi të të burgosurit Nuredin Dumani. Djali shihet turbullt në pamje duke lëvizur përballë apartamentit të dy motrave. Gjithashtu sipas burimeve të policisë ai ka precedentë penalë të hershëm. Motrat Nikolli nga Lezha, ishin strehuar aty dy muaj.
Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.
Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128