Shtohen truprojat për Altin Dumanin dhe Klodian Brahon, caktohen nga 8 badigardë për secilin

10 Mars 2026, 15:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shtohen truprojat për Altin Dumanin dhe Klodian Brahon, caktohen nga 8

Grada e Republikës ka forcuar masat e sigurisë fizike për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe udhëheqësin aktual të institucionit, Klodian Braho.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dumani tashmë do të ketë në dispozicion 8 badigardë që janë të angazhuar me shoqërimin e tij, të cilët do të ndahen në dy grupe.

Ndërsa mësohet se dy truproja janë shtuar edhe për drejtuesin e SPAK, Klodian Braho. Nga 6 shoqërues që kishte deri pak kohë më parë, Braho do të ketë tashmë 8 badigardë.

Kujtojmë se para pak javësh Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Po ndodh...

ide