Osmani rikthehet në garën zgjedhore?/ Ish-Presidentja: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, një ditë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë kreun e ri të shtetit, duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Osmani ka paralajmëruar një “mision” për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”. Sipas saj këto rrugë "hapen gjithmonë nga populli', çka duket të jetë një sinjal për përfshirjen e saj në garën e ardhshme zgjedhore përballë Albin Kurtit.
“Mirëmengjes të dashur qytetarë. Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës. Mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, është shprehur Osmani.
Çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri e zhyti Kosovën në një tjetër krizë politike. Më pak se një muaj pas betimit të qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, Vjosa Osmani në cilësinë e Presidentes shpërndau Parlamentin, pas dështimit të përpjekjeve për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Ajo nuk i kurseu akuzat për Albin Kurtin duke u shprehur se "njerëz me qëllime të rrezikshme vendosën të çojnë vendin në zgjedhje".
Ndonëse u propozua nga LDK si kandidate për Presidente, Vjosa Osmani sërish nuk u preferua nga Kurti. Tashmë Kosovoa do t'u drejtohet sërish kutive të votimit brenda 45 ditëve.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128