Kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit, Apeli i GJKKO ‘rrëzon’ Erion Veliajn

29 Prill 2026, 10:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit, Apeli i GJKKO

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të problemeve procedurale që lidhen me njoftimin e të pandehurit nga Drejtoria e Burgut të Durrësit.

Sipas gjyqtares Saida Dollani, institucioni kishte paraqitur vetëm një kopje të dokumentit që provonte dijeninë e Veliajt për gjyqin, dhe jo versionin origjinal, çka u konsiderua parregullsi. Vendimi për pezullimin e afateve ishte marrë më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në dy seanca të ndara, për shkak të mungesës së disa të pandehurve të tjerë në proces.

 

Po ndodh...