Persona me shami pranë shkollave alarmuan qytetarët, reagon pas dy javësh ministrja Kumbaro: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë!

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë ndërsa ministrat kanë komunikuar për mediat vendimet e marra.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e pyetur në lidhje me pamjet që ka shqetësuar prindërit ku persona me shami janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë. Ministrja ka theksuar se nuk ka nevojë për panik dhe se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.
“Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh.
Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.
Kumbaro foli edhe në lidhje me projektin afterschool që pritet të implementohet në shkolla.
“Projektet pas shkolle janë projekte që në formate të ndryshme zhvillohen prej 10 vitesh, por janë quajtur me emra të ndryshme. Paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve, olimpiadat, konkursi kombëtar i gjuhës shqipe, festivali i shkencës me shkollat e mesme, janë aktivitete që bëhen pas orarit të detyruar të mësimit. Janë shtuar shkollat që kanë edhe një rubrikë, ferma e vogël në shkollë”, tha ajo.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
