U gjet i vrarë brenda një stalle, mister historia e 42-vjeçarit shqiptar në Kalamata! Autoritetet marrin në pyetje 3 persona

Vrasja e shtetasit 42-vjeçar shqiptar ditën e djeshme në në zonën e Bourinas, në Kalamata të Greqisë vijon të jetë një mister për autoritetet greke. Ndërkohë që ditën e sotme tre persona janë marrë në pyetje, policia ka bërë me dije se arma e krimit ende nuk është gjetur.
Sipas raportimit të mediave vendase, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Mësohet se hetuesit janë duke mbloedhur prova dhe po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë, nga bizneset përreth, me qëllim identifikimin e autorit. Një nga pistat e ngritura është që viktima mund të ketë pasur konflikt me pronarin ose ndonjë punojës tjetër.
Kujtojmë se trupi i pajetë i shqiptarit, u zbulua ditënb e djeshme në një stallë lopësh nga një çift të cilët e kishin strehuar përkohësisht viktimën në shtëpinmë e tyre, një 47-vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50-vjeçare. Stalla në fjalë mësohet se ishte në pronësinë e një burri 90-vjeçar nga Kalamatia dhe menaxhohet nga vajza e tij 50-vjeçare.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
