Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë
13 Gusht 2025, 20:36 / AKTUALITET
Zjarri që po vinte nga Delvina në drejtim të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat u shua plotësisht falë ndërhyrjes së Shërbimit të MZSH Gjirokastër dhe ndihmës së banorëve vendas.
Më herët, banorët kishin zbritur në lugina kopetë e bagëtive dhe kafshët e tjera, por vetë dolën në terren për të pritur zjarrin në majë të malit, duke e ndalur përpara se të hynte në zonat e banuara. Pa ndihmë nga mjetet ajrore, të angazhuara në operacione të tjera, ata u organizuan vetë, duke u bërë linjë mbrojtëse krah për krah me zjarrfikësit.
Edhe pse e gjithë Lugina e Drinos mbetet e mbuluar nga tymi, situata aktuale premton një natë të qetë për Gjirokastrën, ndërsa forcat e MZSH Gjirokastër do të qëndrojnë në terren për të monitoruar çdo rrezik riaktivizimi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
