Si në filma aksion/ Publikohet videoja teksa Policia greke ndjek shqiptarin që tentoi të arratisej

Një video e cila tregon pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar përplasi me makinë një automjet të parkuar, më pas një këmbësor dhe po ashtu edhe me makinën e policie, ku mbeti i lënduar një efektiv, është publikuar nga media helene Prothema.gr.
Pamjet tronditëse janë regjistruar tek Danglis dhe Rikakis pak para arrestimit të shoferit.
Efektivët e policisë së DIAS Athinë kanë “anësuar” mjetin dhe po tentojnë të zbresin shoferin që nuk pranon të bindet duke bërë manovra të rrezikshme dhe duke vënë në rrezik të menjëhershëm jetën e tyre.
Madje, në fund të videos dëgjohet sesi policia qëllon drejt gomave të mjetit në përpjekje për ta ndaluar.
Përfundimisht automjeti është larguar, por jo për shumë më vonë, autori është ndaluar nga forcat e policisë së Athinës dhe është arrestuar në rrugën Nirvanas.
Sipas informacioneve, në bagazhin e mjetit të shqiptarit u gjetën 15 kilogramë kanabis.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



