Situatë kritike në Poliçan, Bashkia: Flakët po përhapen shpejt drejt zonave të banuara, evakuohen të moshuarit në azil dhe banorë
Poliçani po përballet me një situatë kritike për shkak të flakëve që po përhapen me shpejtësi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bashkia e Poliçanit njofton se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të qytetit dhe se po përhapen drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesat në pjesën perëndimore të qytetit të Poliçanit.
Deri më tani janë evakuuar të moshuarit e Qendrës, të cilët janë akomoduar në ambientet e Spitalit Poliçan dhe shkollën “Refat Keli”, si dhe të gjithë banorët që jetojnë në kufirin e rrugës Kullusëm. Sipas Bashkisë, situata për shuarjen e zjarrit bëhet edhe më e vështirë për shkak të errësirës së natës.
“Errësira na pamundëson ndërhyrjen për shmangien e plotë të rrezikut megjithëse kemi rrethuar perimetrin e sigurisë me mjete zjarrfikëse përgjatë segmenteve në afërsi të flakëve. Me gjithë mbështetjen e instancave të qarkut Berat, kemi nevojë akoma për më shumë pasi flakët të favorizuara nga era po përhapen shumë shpejtë drejtë qendrave të banuara të qytetit. Së bashku me Prefekten jemi duke ndjekur operacionin për shuarjen e zjarrit, me prioritet kryesor jetën e njerëzve, shtëpitë e banimit dhe të pronës së qytetarëve”, thuhet në postim.
Aktualisht për shuarjen e zjarreve janë angazhuar forcat operacionale të mbrojtjes nga zjarri të Qarkut Berat si dhe po asistohet nga ajri me një helikopter të Forcave të Armatosura.
Dëmet deri në këto llogariten të konsiderueshme, ndërsa Bashkia thekson se është bërë e mundur mbrojtja e objekteve strategjike, me rëndësi të veçantë përfshirë: Kombinatin Mekanik, Stacionin e Pompave të Ujit dhe Qendrën Polivalente të të Moshuarve.
Prej mesditës së djeshme dhe deri në këto momente që flasim një sipërfaqe e konsiderueshme e qytetit të Poliçanit është përfshirë nga flakët!
Zjarri ka nisur në pjesën perëndimore të qytetit duke u përhapur masivisht në kufirin lindor të Kombinatit Mekanik, më tej në pjesën fundor të lagjes Prokuc dhe në një pjesë të konsiderueshme të territorit në lagjen Plirëz!
Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse Poliçan, punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve, forcat vullnetare, stafi administrativ i bashkisë, punonjësit e ujësjellësit u morën masa urgjente për të mbrojtur objektet strategjike, me rëndësi të veçantë përfshirë: Kombinatin Mekanik, Stacionin e Pompave të Ujit dhe Qendrën Polivalente të të Moshuarve!
U evakuuan të moshuarit e Qendrës të cilët nen kujdesin e personelit dhe stafit spitalor u akomoduan në ambientet e Spitalit Poliçan dhe shkollën “Refat Keli” ku po qëndrojnë të sigurt me kujdes të shtuar!
U evakuuan të gjithë banorët që jetojnë në kufirin e rrugës Kullusëm në një distancë jo shumë të largët nga vatrat e zjarrit!
Aktualisht janë angazhuar gjithë forcat operacionale të mbrojtjes nga zjarri të Qarkut Berat si dhe rreth orës 18:00 jemi asistuar nga ajri me një helikopter të F.A.
Dëmet deri në këto momente janë të konsiderueshme në shumë hektar tokë bujqësore e ullishte, një banesë por fatmirësisht nuk kemi dëme në jetë njerëzore!
Situata vazhdon të jetë tepër kritike duke rrezikuar seriozisht banesat në pjesën perëndimore të qytetit të Poliçanit.
Errësira na pamundëson ndërhyrjen për shmangien e plotë të rrezikut megjithëse kemi rrethuar perimetrin e sigurisë me mjete zjarrëfikëse përgjatë segmenteve në afërsi të flakëve.
Me gjithë mbështetjen e instacave të qarkut Berat, kemi nevojë akoma për më shumë pasi flakët të favorizuara nga era po përhapen shumë shpejtë drejtë qendrave të banuara të qytetit
Së bashku me Prefekten jemi duke ndjekur operacionin për shuarjen e zjarrit, me prioritet kryesor jetën e njerëzve, shtëpitë e banimit dhe të pronës së qytetarëve.
Bashkia Poliçan vijon intesivisht monitorimin e situatës në terren deri në shuarjen e plotë të flakëve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
