Skandali me tenderat në UBT, GJKKO merr vendim: Profesorët dalin nga arresti shtëpiak, lihen në “detyrim paraqitje''

Gjykata e Posaçme, GJKKO, vendosi pas disa orë seancë gjyqësore ndaj 24 të arrestuarve me urdhër të SPAK, për skandalin me tenderat në UBT, lënien në detyrim paraqitje për disa profesorë të cilët ishin në arrest shtëpie.
Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, për Balkan Web, për të tjerë që ishin në arrest me burg, GJKKO nuk i ndryshoi masën e sigurisë.
24 arrestuarit me urdhër të SPAK, janë zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë por edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.
Seanca ishte parashikuar të niste në orën 10:00, por me kërkesë të avokatëve për t’u njohur me dosjen, GJKKO rinisi gjyqin në orën 14:00
Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 900 mijë eurosh.
SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


