Skandali në bashkinë e Kukësit, zbardhen sms-të e Alma K me Adebin Oruçin: Ke fol me Salën vet...

Ish- kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma K. u ulën sot bashkë në bankën e të akuzuarve në seancën gjyqësore që po mbahet në GJKKO. Ata i qëndruan kërkesës në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar për akuzën e korrupsionit.
Në prani të dy të akuzuarve, SPAK lexoi kërkesën për gjykim ku thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluas mes Alma K. dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë. Në banesën e gruas u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Kur është marrë në pyetje e pandehura është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision. Në telefonin e saj, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të Fiks Fare ku flitej për këtë filmim, të kryer nga Alma K me një kamera të fshehur në një kuti kartoni.
SPAK thekson se filmimi u bë me vullmet të plotë nga ana e Alma K. Prokuroria tha se ajo ka pretenduar se Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës, ia ka marrë USB-në ku ndodhej filmimi me forcë.
"Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar që herën e dytë do të prezantohej me një pajisje regjistruese për fiksimin me audio dhe video të takimit. Pasi e realizoi videon, në momentin e largimit nga Kukësi kishte ndaluar në biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vëne në dijeni të materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marrë për mos të ja kthyer më. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni"
Por sipas SPAK ky fakt nuk është konfirmuar nga hetimi.
Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.
B (Abedin Oruci): Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet
A (Alma K): Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale
Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.
Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.
Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.
"E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marrjen e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi" informon SPAK.
Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në messenger nga data 22 shtator 2022.
Bisedat
Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.
Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.
A: Dëgjo mua me duhej patjeter ajo video
B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua
A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter
A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit
B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet
A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale
Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.
A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë
B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë
A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.
B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.
Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.
-
-
Sherr me thika në Shkodër, dy të plagosur përfundojnë në spital
22 Dhjetor, 18:54 -
Një grup kriminal plan për të vrarë Gledis Nano, Policia asnjë masë
22 Dhjetor, 18:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



