Stuhia shkakton lëmsh në Rinas, detyron pilotët që të ulen më shpejt, njëri avion bën manovra në ajër

Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Si pasojë e stuhisë e cila pritet që të vijojë edhe përgjatë orëve të pasdites, Aeroporti “Nënë Tereza” është duke u përballur me një trafik të rënduar pasi avionët janë duke u munduar që të ulen sa më shpejt.
Siç shihet edhe nga të dhënat e siguruara nga Flightradar24 shtatë avionë janë ulur njëri pas tjetrit, ndërkohë që një avion i “Lot Air”, nuk ka mundur që të zbresë për shkak të erës së fortë, pavarësisht manovrave të shumta të pilotit.
Theksojmë se që prej ditës së djeshëm autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve të pasdites, pasi sipas parashikimeve metorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet që të vijojë.




Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
