“Tapë” në timon dhe konflikte, 2 të arrestuar dhe një i proceduar në Vlorë

20 Shkurt 2023, 13:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Tapë” në timon dhe konflikte, 2 të arrestuar dhe

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët jan kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Shtetasi A.B, 66 vjeç, për shkak se ka drejtuar automjetin i dehur është përfshirë në një aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A.Z.

I proceduar në gjendje të lirë është shtetasi A.M, 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K.D dhe i ka dëmtuar xhamin e makinës.

 

Po ndodh...