Të burgosurit “takime speciale” me eskorta e vajza të showbiz-it, kontrolle në burgjet e Shqipërisë! Vendosen drejtorë të rinj

16 Korrik 2025, 12:41 / AKTUALITET ALFA PRESS
Të burgosurit “takime speciale” me eskorta e vajza të

Të gjitha burgjet e Shqipërisë i janë nënshtruar një kontrolli blic pas skandaleve të fundit që kanë bërë bujë në media.

Bëhet fjalë për “takimet speciale” të të burgosurve me modele te estradës si dhe eskorta, të mundësuara nga manipulimet e regjistrave ku shënohen hyrje-daljet në institucion, apo duke shënuar identitetin e një tjetër të burgosuri me qëllim fshehjen e gjurmëve.

Inspektimi i imtësishëm ka nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe raportohet të ketë përfunduar mëngjesin e sotëm ku është kontrolluar për sende të ndaluara të futura brenda nëpër qeli si dhe gjithashtu është bërë kqyrja e të gjitha kartelave të takimeve për disa të burgosur specifikë.

Gjithashtu burime për media kanë bërë me dije se janë kryer dhe dy transferime drejtuesish. Konkretisht në burgun e Peqinit është emëruar drejtor Altin Ago ndërsa në burgun e Elbasanit Qazim Hoxha.

Kujtojmë që ditën e djeshme në media plasi një tjetër skandal ku thuhej se dy vajza pjesë të shoëbiz-it shqiptar, të identifikuara me inicialet A. D., dhe R. R., kanë kryer “takime speciale” me të burgosur në burgun e Reçit në Shkodër.

Nuk dihet saktësisht se cilët prej të burgosurve janë takuar me vajzat në fjalë, por burime për media tregojnë se takimet janë zhvilluar me anëtarë të fisit Bajri të Shkodrës.

Takimet speciale janë regjistruar rreth dy muaj më parë. Emrat e tyre rezultojnë të regjistruara në regjistrat e hyrjeve dhe daljeve të këtij burgu si dhe gjithashtu prezenca e tyre është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë së këtij institucioni.

Në dijeni të këtyre takimeve mendohet të ketë qenë dhe shefi i policisë së burgut të Reçit, Dylber Beqiri si dhe drejtori i burgut, Leonard Mardoda.

Ndërkohë disa ditë më parë publik u bë rasti i modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, e cila është takuar me Laert Haxhiun në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës.

Sipas mediave, Pajaziti kishte falsifikuar dokumentet dhe se rezultonte e celebruar me Vladimir Kurtin, i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e Burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.

Po ndodh...