Të dyshuar për korrupsion, pranga përgjegjësit të doganës dhe doganierit në Kakavijë

Një operacion i nisur prej mëngjesit të së Shtunës e deri në orët e para të së Dielës është zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër.
Pas hetimeve me urdhër të AMP, raportohet se është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa i shpallur në kërkim është një tjetër punonjës i doganës.
AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.
Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.
-
-
Shqiptarja Drita Ziri fiton Miss Earth 2023 në Vietnam
24 Dhjetor, 10:02
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

