Shqiptarja Drita Ziri fiton Miss Earth 2023 në Vietnam
24 Dhjetor 2023, 10:02 / SHOWBIZ

Drita Ziri u kurorëzua Miss Earth 2023 në Vietnam. Ajo e mori çmimin nga Mina Sue Choi e Koresë së Jugut, e cila mban titullin Miss Earth 2022.
Ziri mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.
Drita hyn kështu në histori si femra e parë shqiptare që fiton kurorën e Miss Earth dhe njëkohësisht një konkurs të madh ndërkombëtar.
Modelja 18-vjeçare nga Fushë-Kruja, nuk është e panjohur për publikun.
Ajo u kurorëzua “Miss Shqipëria 2022” dhe mori pjesë në “The Miss Globe 2022”, ku mori çmimin e dytë dhe fitoi çmimin “Miss Bikini”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


