
Të përfshirë shpeshherë në kronikën e zezë/ Kush janë djemtë problematik të Tom Doshit

Nuk kanë nguruar asnjëherë të reklamojnë jetën luksoze në rrjete sociale.
Dhe është fjala për dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshit.
Por James dhe Marcos Doshi nuk kanë qenë në qendër të vëmëndjes vetëm për këtë aryse , ato shpeshherë janë bërë dhe pjesë e kronikës së zezë.
Dhe rasti u fundit ka të bëjë me përfshirjen në një aksident në Lezhë, ku James Doshi u lirua më pas nga policia dhe pse dyshohej se ai ishte fajtor.
Ndërsa në vitin 2020 Marcos së bashku me nipin e Aqif Rakipit u konfliktuan me një grup të rinjsh në zonën e ish bllokut.
Më 26 prill 2022 James dhe Marcos Doshi u shpallën në kërkim nga Policia, pasi akuzoheshin se kishin rrahur një person dhe më pas kishin dhunuar edhe efektivët e policisë.
Ata akuzoheshin për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në vitin 2015 James Doshi u procedua në gjendje të lirë, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip fuoristradë "Audi Q7" pa patentë.
Virale gjithashtu u bë dhe fakti që James mbështeti fituesin e "Big Brother VIP 2", Luiz Ejllin, të cilit i dërgonte dhurata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Dyshja u bënë aq të afërt, saqë këngëtarin e ftuan edhe në ceremoninë e martesës të vajzës së Tom Doshit./ Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128