Të shtënat me armë ndaj shqiptarëve në Itali, arrestohet 23-vjeçari, tre të tjerë në kërkim

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, në lidhje me një ngjarje të rëndë, ku u qëllua me armë zjarri drejt 4 personave, edhe këta po me origjinë shqiptare.
Mediat italiane ende nuk janë të qarta në lidhje me numrin e viktimave, pasi disa prej tyre raportojnë për dy te vrare ndërsa disa të tjera një viktimë.
Gjatë natës policia arrestoi për të shtënat me armë zjarri një 23-vjeçar shqiptar, i cili veproi me tre bashkëpunëtorë, por ende nuk dihet motivi, por po hetohet pista e një përplasje për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.
Policia italiane beson se është 23-vjeçari që ka qëlluar me armë, ndërsa në kërkim janë edhe tre persona të tjerë.
Prokuroria e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.
Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

