Tiranë/ Bënin zhurmë, në pranga 6 të rinj

Bien në prangat e policisë 6 të rinj dhe një tjetër është proceduar pasi nuk i janë bindur urdhrave të efektivëve, për t’u larguar nga subjekti ku po qëndronin për shkak se kishte ankesa nga qytetarëve për prishje të qetësisë publike.
Janë arrestuar S . S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.
Po ashtu bëhet me dije se të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.
Njoftimi i policisë-Tiranë, Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin T. H., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
Mbi 3 mijë ton grurë nga Turqia, anija mbërrin në portin e Durrësit
20 Shtator, 11:38 -
-
Godet me shkelma xhamin/ Avioni në fluturim, pasagjeri kërkon të zbresë
20 Shtator, 11:27
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



