Tjetër vetëvrasje në vend, gjendet i vetëvarur para kishës në Finiq ish-polici i burgjeve të Sarandës

20 Gusht 2024, 22:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tjetër vetëvrasje në vend, gjendet i vetëvarur para

Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë.

Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur aj është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve.

Viktima është ish - efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

Po ndodh...

ide