Tmerr për marokenin/ Plagoset me thikë nga shqiptari, gjendet i gjakosur nga banakierja në Itali

Një bisedë mes dy personave, u përshkallëzua deri në nxjerrjen e mjeteve prerëse e më pas plagosjen e një prej tyre. Kështu ndodhi një ditë më parë në Villanova di Colli al Metauro, Itali, mes dy personave, njëri prej tyre shqiptar.
Sipas mediave italiane, shqiptari 20-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një maroken në gjoks dhe në bark. Pas ngjarjes, shqiptari u zhduk, por karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë.
Thirrjet e viktimës tronditën personat që ishin në zonë, e sidomos të banakieres që ishte në lokalin ngjitur. Kjo e fundit, nxitoi te dera dhe shikoi një person duke bërtitur e duke tërhequr këmishën e gjakosur.
I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. I plagosuri iu nënshtrua një operacioni e më pas u transferua në repartin e terapisë intensive, ku ndodhet ende tani, pa rrezik për jetën.
Përpos dëshmive, vendimtare janë pamjet e kamerave të lokalit (ku të dy kanë hyrë para diskutimit për të blerë pije, si Red Bull).
Mes pamjeve me video që duket se kanë qenë vendimtare për gjurmimin e vrasësit me thikë, do të ishte ajo e dëshmisë së banakieres që mundi të memorizonte targën e 'Volkswagen' të autorit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128