Tronditet Kurbini/ Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh, plagoset pronari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër është plagosur. Bëhet me dije se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari me inicialet S. M, me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
-
Parashikimi i motit për sot, 10 shkurt 2024
10 Shkurt, 08:42
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

