U ekzekutua në burgun grek, shqiptari Jani Aliaj i kishte shpëtuar një atentati para 6 muajsh

49-vjeçari shqiptar Jani Aliaj u vra dje në Burgun e Koridhalos nga një i burgosur grek, i cili hyri në qelinë e tij dhe e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.
Sipas mediave greke Jani Aliaj i kishte shpëtuar më parë nga një tentativë për vrasjeje rreth 6 muaj më parë në të njëjtin burg.
Aliaj ishte arratisur njëherë nga një tjetër burg, por policia greke e kishte arrestuar sërish. 49-vjeçari ishte në shënjestër të rivalëve të tij dhe kishte qëndruar edhe në një qeli me një polic, i cili ishte akuzuar për drogë.
Shqiptari ishte një personazh i njohur në botën e krimit, i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.
Po ashtu i dënuar përjetë në mungesë edhe në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

