Kur faktet flasin: Pse Berisha vazhdon të jetë non grata dhe i frikësohet Bashës

Edhe 10 jetë të kesh, te Lulzim Basha nuk afrohesh.
Kjo ishte deklarata e Sali Berisha për Lulzim Bashën, deklarata më e sinqertë e jetës së tij, bërë në Parlamentin e Shqipërisë. Pse më e sinqerta? Asokohe nuk ishte non grata, nuk kishte asnjë hall, familja po i pasurohej, dhe vërtet vazhdonte të ishte lideri në hije, por pa kosto.
Lulzim Basha ka një faj të madh: Ai kurrë s’u tregoi demokratëve se në 2004 Sali Berisha ishte faktikisht non grata, në gjithë Perëndimin. Askush s’e takonte, askush s’e besonte. Prandaj e mori Lulzim Bashën, një njeri me lidhje të forta në SHBA, të cilat më pas u përdorën në qeverinë e PD, për arritje historike.
Ishte fakt që Sali Berisha e kaloi Lulzim Bashën në çdo post, kur duhej të arriheshin gjëra të paarritshme për të.
- Durrës–Kukës: Si ka mundësi që Berisha ia besoi një post të tillë një të riu, jurist si Lulzim Basha?! Sepse Berisha e dinte që ishte i vetmi i papërlyer në aferat korruptive në qeverisjet e mëparshme të PD dhe më i besueshmi për të arritur marrëveshje financiare për realizimin e këtij projekti, më i rëndësishmi për shqiptarët.
- Pse Lulzim Basha u çua në Ministrinë e Jashtme, kur diskutohej anëtarësimi në NATO? Sepse Berisha më mirë se kushdo e dinte se ai ishte i vetmi që i kishte, siç e ka edhe sot, dyert e hapura në Uashington për të lobuar për anëtarësimin në NATO. Jo rastësisht, takimi i tij i parë si ministër i Jashtëm ishte në Departamentin e Shtetit.
- Si ka mundësi që në momentin që Shqipëria duhej të përmbushte angazhimin për liberalizimin e vizave, Lulzim Basha u emërua ministër i Brendshëm?! Sepse Berisha e dinte që nuk kishte asnjë tjetër që mund ta bënte një gjë të tillë, tashmë me suksese të deshmuara në qeveri.
- Si ka mundësi që e kandidoi për Bashkinë e Tiranës, të cilën s’e kishte fituar për shumë mandate radhazi? Sepse Berishës të gjitha sondazhet ia tregonin se Lulzim Basha ishte i vetmi që mund të fitonte. Dhe ai sot është i vetmi që ka mundur Edi Ramën.
Këto janë fakte që Sali Berisha thjesht bëhet qesharak e i pështirë, kur kërkon të gënjejë dhe të marrë për budallenj demokratët.
Lulzim Basha arriti të marrë rezultatin më të lartë historik të PD në 2021 dhe nuk ka shqiptar që nuk e di, se Edi Rama e vodhi atë fitore. Ndryshe nga 2025 që Sali Berisha ndryshoj kodin zgjedhor vetëm për ti mundësur triumfin Edi Ramës, si pjesë e marrëveshjes së tyre për vulën e PD- së.
Por ndërsa Sali Berisha duhej të fokusohej te beteja e Bashës dhe PD në 2021 me ndërkombëtarët, me “librin e zi” të zgjedhjeve, që Berisha e vodhi më pas dhe, për turpin e tij, ua shiti shqiptarëve si ide të vetën, ai u kujdes për hallin e tij, pasi u shpall non grata. S’ka faj, sepse halli i tij është shumë i madh.
Sot, për turpin e tij, Sali Berisha harron McGonigal dhe njësoj si Rama, akuzon Bashën. McGonigal është i dënuar në SHBA dhe madje ka pranuar se ka bashkëpunuar me Ramën kundër Bashës, për atë që Berisha sot e quan “dosja Muzin”. Çfarë turpi dhe çfarë talljeje me demokratët. Por kjo thjesht tregon se Sali Berisha është kukull e Edi Ramës.
Sot na përmendi Taulant Ballan, një gënjeshtër e trashë. Pse nuk u tregon demokratëve si e detyroi Taulant Balla të bashkëpunoj me Jozefina Topallin? Në Parlament, Balla me 3 shkurt tha se kishte bashkëpunuar me Topallin kundër Bashës në 2021. Fakt, jo thashethem. Pra bashkpunëtoren e Ballës kundër demokeatëve e ke sot në drejtim të PD dhe nuk është rastësi, pasi ai të ka emëruar shumicën e drejtuesve të komisioneve.
Basha peng me dosjen Toyota Yaris, thot Sali Berisha. O Zot sa poshtë ka rënë.
Për ata që ende besojnë Sali Berishën me një kërkim të thjesht e gjejnë se: Lulzim Basha, në kohën kur ishte kryetar i Partisë Demokratike, ka denoncuar Taulant Ballën, (në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS-së), duke e lidhur atë me 3.4 milionë eurot që u kapën në një "Toyota Yaris" në portin e Durrësit. Dhe për këtë Berisha është aq i mërzitur sa akuzon Bashën që denoncoj Ballën.
Belinda Balluku paguante protestat e e Berishës kundër Veliajt pasi me Ramën, e emëruan kryetar të PD në shkelje të çdo norme ligjore në Shqipëri.
Sa për Ervin Salianjin, është i njëjti që ti dhe oligarkët e tu e joshët që të ndahej nga Basha kur të duhej, ndërsa sot, që të ka dalë përballë, qenka i lidhur me krimin.
Sot, me Sali Berishën, PD është më e dobët se kurrë, më e izoluar se kurrë. Por halli i Berishës nuk është PD, por familja e tij.
Aq i zhytur është sa as 11 milionë euro lobim s’i kanë bërë derman në SHBA. Ai është non grata dhe i padëshiruar në SHBA, Britani, Europë.
Sot familja Berisha vazhdon të pasurohet, të marrë leje, tendera dhe të jetojë më mirë se çdo shqiptar tjetër, të ketë shtëpi në mbarë Europën. Ndërsa demokratët hanë barin që u jep Sali Berisha me mashtrimet e tij të përditshme, ndërsa vazhdon ta rrënojë PD.
Ndërsa lexon vetëm pyetjet që do, po ia bëj këtu pyerjet e mia:
1- Çfarë ndodhi me gjygjin në Francë kundër Blinken?
2- Çfarë ndodhi me non gratën që s'po ta heq as Trump?
3- Ku i mori lekët familja jotë që ka shtëpi kudo në Europë?
4- Cila është marrëveshja jote me Edi Ramën për ndërhyrje në Kushtetutë, gjoja për reformat?
5- Sa para ke paguar kompanitë e lobimit pranë PPE?
Mashtrimeve të Berishës u ka dalë boja. S’ka shqiptar që s’e di që ai është bashkë me Edi Ramën dhe se interesi i vetëm i tij është interesi i familjes biologjike.
Por turpi i tij është që vazhdon të vuajë nga “skleroza”: Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër; vazhdon të jetë një gënjeshtar patologjik dhe t’i marrë për dele demokratët, të cilët duan vetëm rrëzimin e Edi Ramës./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128