U futën me dhunë në shkollë duke kundërshtuar policët, në pranga dy persona

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi kanë hyrë në oborin e një shkolle publike dhe kanë kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar.
Shërbimet e Rendit Publik të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë patrullimit në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe për parandalimin e paligjshmërive, gjatë pasdites së djeshme, kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që qëndronte i parkuar në oborrin e një shkolle publike.
Pas konstatimit, shërbimet e Policisë janë afruar te automjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit të tij 39 vjeç, që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient të posaçëm, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
As ky shtetas dhe as pasagjeri në këtë automjet 36 vjeç, nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip “Benz”, në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

