U hodh nga nëna 42-vjeçare, gjendet foshnja e porsalindur në lumin e Tapizës

18 Mars 2024, 20:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

U hodh nga nëna 42-vjeçare, gjendet foshnja e porsalindur në

Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.

Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Gruaja ka deklaruar në Polici se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.

 

Po ndodh...

ide