U kap me 120 kg drogë në makinë, dënohet me burg shqiptari në Francë

Një shtetas shqiptar është dënuar nga gjykata e Perpignan-it në Francë pas kapjes me 120 kilogramë kanabis në makinën e tij, gjatë një kontrolli më 22 nëntor. Automjeti i tij po transportonte drogën drejt Italisë dhe ishte modifikuar për të fshehur pakot.
Gjatë seancës, i riu, rreth 30 vjeç, pretendoi se vepronte i detyruar për të shlyer një borxh prej 30,000 eurosh. Avokati i tij argumentoi se klienti ishte viktimë e frikës për sigurinë e tij dhe të familjes, por gjykata nuk e pranoi këtë mbrojtje.
Sipas vendimit, shqiptari u dënuar me 3 vite burgim të prerë, 5 vite ndalim hyrjeje në territorin francez dhe iu konfiskua makina, ndërsa gjithashtu u gjobit me 238,000 euro për shkelje doganore.
Ky rast vjen pas verifikimeve që treguan se ai kishte marrë pjesë në disa udhëtime të tjera me drogë dhe kishte dokumentuar pjesë të aktivitetit të tij në rrjetet sociale.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
