Video/ Shoqja e saj vdiq gjatë aksidentit, Deni Doku filmon veten teksa i jep makinës pa duar

8 Maj 2023, 12:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Shoqja e saj vdiq gjatë aksidentit, Deni Doku filmon veten teksa i

Deni Doku është vajza e cila u përfshi në një aksident të rëndë në vitin 2020, ku si pasojë humbi jetën shoqja e saj Alida Spahiu. Mirëpo, edhe pse shoqja e saj humbi jetën dhe vetë mori plagë të rënda, sërish 'nuk zë mend'. 

Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale ku drejton mjetin pa duar. Ajo shfaqet duke i dhënë makinat, teksa mban telefonin në dorë për të bërë video, si dhe herë pas here dorën tjetër nuk e përdor për të kontrolluar. Në videon e 'JOQ' komentet ndaj saj s'kanë fund, duke i kujtuar aksidentin e rëndë që i ndodhi. 

"U mesua kjo duke marr njerez ne qaf, tani i ka ngel te iki vet per l*sh"- shkruan një person përkrah videos.

Aksidenti tragjik që i mori jetën Alida Spahiut dhe la në arrest shtëpie Deni Doku, ndodhi më 5 dhjetor 2020. Doku po drejtonte automjetin tip “Smart” kur u përfshi në një aksident në të cilin humbi jetën kunata e saj, e fejuara e vëllait.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

Po ndodh...

ide