U riktheu pronën në një nga zonat më të lakmuara, Lala: Dritan Nano refuzoi t’i jepte sipërfaqe ndërtimi avokatit Mëngjesi

Sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi e organizoi Dritan Nano, një prej trashëgimtarëve të një prone në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, pasi nuk pranoi t’i jepte avokatit përqindjen që i kishte premtuar në kontratë, në rast të rikthimit të pronës.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në emisionin “Open”, duke thënë se prona ndodhet pranë digës së Liqenit të Tiranës, në një pjesë të së cilës janë ndërtuar tashmë disa kulla nga biznesmeni Bashkim Ulaj.
Ajo tha se konflikti për pronën ishte mes dy familjeve, ndërsa njëra palë, familja Sheqeri lidhi kontratë me avokatin Mëngjesi. Ky i fundit nuk kërkoi para, por përqindje në ndërtimin që do të bëhej.
Megjithatë, vetëm një prej familjarëve, Dritan Nano nuk ka pranuar t’i japë, sipas kontratës së nënshkruar, atë që i takonte avokatit Mëngjesi.
Pjesë nga deklarata e gazetares Lala:
Avokati Sokol Mëngjesi, bëhet fjalë për një konflikt mesy dy familjeve në Tiranë, për një tokë në një zonë shumë të lakmuar te diga e Liqenit. Familja Sheqeri lidhën kontratë me avokatin, dhe nuk do të merrte para, por do të merrte sipërfaqe nga ndërtimi. E vërteta është që gjyqi është fituar nga familja Sheqeri dhe automatikisht duhej të vihej në zbatim kontrata, pjesa më e madhe e familjes ka qenë dakord që të zbatohet kontrata.
Dritan Nano, që është një nga trashëgimtarët ka refuzuar ta zbatojë këtë kontratë, dhe këtu ka nisur konflikti. Ka patur një debat tepër të ashpër mes Dritan Nanos dhe avokatit. Më pas Nano ka organizuar këtë grupi për të bërë një sulm për të thënë që “ne kemi të drejtë”. Bëhet fjalë për tokën në zonën e digës ku janë ndërtuar 7 apo 8 pallate.
Nuk besoj se kanë patur qëllim për ta eliminuar, ata kanë vajtur për ta frikësuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



