U thyen kodet e kompjuterit të Altin Dumanit?/ Gazetari: Emailet e dy prokurorëve të SPAK u prekën, materialet shkuan...

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismailaj, u mor i pandehur nga SPAK lidhur me dosjen e hakerimit të emaile-ve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme ndërsa gazetari Eni Ferhati theksoi se Ismailaj së bashku me dy të tjerë akuzohen për grup kriminal.
Gazetari Eni Ferhati tha se kompjuteri i Altin Dumanit nuk është prekur përveçse janë thyer kodet e emaile-ve të dy prokurorëve të SPAK.
Nga e-mailiet e tyre raportohet se janë marrë dy materiale që më pas janë shpërndarë te persona me pushtet politik, çka sipas tij të krijon përshtypjen se interesi ka qenë politik.
“Ky grup personash që për shkak të disa pasuordeve jo shumë të forta të emaileve të prokurorëve të SPAK kanë mundur të ndërhyjnë në emailet e dy prokurorëve, kanë marrë aty disa materiale. Nuk është prekur, është tentuar por nuk është prekur emali i Dumanit.
Dy prej prokurorëve iu janë marrë 2 materiale dhe këto janë shpërndarë te disa persona edhe me pushtet politik edhe në administratë me një lidhje të çuditshme por që të krijon përshtypjen që kanë pasur interes politik. Mendoj se interesi ka qenë politik, zyrtarë shumë të lartë i kanë marrë këto informacione.”-tha Ferhati.
Po ndodh...
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




