PD dha firmat për zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit/ Flamur Noka pranon gabimin: Ishte e pafalshme, kam kritikuar kolegët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që sollën zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat të Popullit, duke u ndalur edhe të firmat e dhëna nga deptuetë të PD.
Noka u shpreh se PD ka kërkuar ndjesë për gabimin e bërë nga kolegët deputetë.
Ai u shpreh se personalisht ka kritikuar, madje edhe sulmuar kolegët që kanë firmosur për emrin e Shabanit, pasi sipas tij PD e ka cilësuar atë gjithnjë si “ushtar të Soros dhe Ramës”.
Noka: Ne kemi kërkuar ndjesë për gabimin që u bë nga kolegët tanë. E kam thënë, ka qenë rrethana që i kemi sqaruar dhe përsëri mbetet gabim. Unë futem te ata që kam kritikuar, madje kam sulmuar kolegët që e kanë firmosur atë sepse PD e ka konsideruar ushtar të Soros dhe Ramës Endri Shabanin gjithmonë, dhe i tillë ka qenë.
Për mua ka qenë e pafalshme ajo firmë, i kam kritikuar kolegët e mi… Kemi kërkuar ndjesë, nuk di çfarë mund të bëjmë më shumë. Kemi kërkuar ndjesë te qytetarët, nuk dua t’i hyjmë asaj çështjeje se ka kaluar në aspektin politik.
Po ndodh...
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

