Lapaj: Rama nuk largohet me molotov, por me bashkim qytetar

Adriatik Lapaj, në një lidhje direkte në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, duke komentuar protestën e mbrëmshme të PD-së deklaroi se largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti nuk mund të arrihet përmes akteve të dhunshme, por vetëm përmes një qëndrese të qëndrueshme dhe bashkimi qytetar.
Lapaj tha se protestat e nisura prej tij para rreth dy javësh kanë sjellë rritje të angazhimit qytetar dhe politik, duke e kthyer çështjen e korrupsionit dhe keqqeverisjes në qendër të debatit publik.
Sipas tij, protestat kanë nisur me një numër të vogël qytetarësh, por gradualisht janë zgjeruar, duke kulmuar me një protestë ku, sipas tij, morën pjesë rreth 2 mijë persona.
“Kur para 16 ditësh nisa me një karrige të dilja këtu te Kryeministria, ju jeni dëshmitarë që asnjë protestë nuk ishte në qytet, edhe pse vendi po dëshmonte një nga vjedhjet më barbare që mund të imagjinohej. Në këto 16 ditë që kanë kaluar është rritur intensiteti i të gjitha grupimeve politike, por edhe grupeve shoqërore në organizim të aktiviteteve qytetare përballë hajdutërisë.
Është intensifikuar debati publik dhe është kthyer në qendër të vëmendjes reagimi për këtë çështje. Unë mendoj që tashmë i gjithë fokusi dhe vëmendja publike është orientuar aty ku duhet dhe presioni tashmë duhet të rritet. Që do të thotë se nëse nisi me një njeri, i cili ka dalë këtu për të shprehur revoltën e vet dhe mosdakordësinë e vet dhe pastaj të tjerë u bashkuan për arsyet që ata mendojnë që situata nuk është normale në Shqipëri dhe vullnete të ndryshme janë bashkuar, u arrit që dita-ditës të shtohet numri i atyre që rrinë këtu 24 orë dhe atyre që protestojnë dhe ditën e shtunë ne patëm dhe protestën e parë të madhe të thirrur, ku kanë marrë pjesë rreth 2 000 qytetarë dhe unë mendoj që në ditët në vazhdim do të rritet edhe më shumë intensiteti i protestës dhe ne sigurisht që shumë shpejt do të publikojmë datën tjetër të protestës së dytë, e cila besojmë do të jetë më masive dhe ka vend që grupime të ndryshme qytetare, por edhe politike, të reflektojnë dhe të bashkohen këtu në shesh për një qëllim të përbashkët”, tha Lapaj.
Po ndodh...
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
